Kalo te përmbajtja

بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ

Së bashku në xhami

Rregullorja e xhamisë

Qëndrimi i shumë njerëzve nën një çati kërkon rregulla të caktuara, që të gjithë të ndihen mirë.

Qëndrimi i shumë njerëzve nën një çati kërkon rregulla të caktuara, që të gjithë të ndihen mirë: nga njëra anë duhen përcaktuar të drejtat dhe detyrimet që bëjnë të mundur një bashkëjetesë të rregullt, nga ana tjetër një bashkësi kërkon respekt të ndërsjellë.

  1. 1

    Vizitorët duhet ta ruajnë respektin që i takon një xhamie. Prandaj ju lutemi të keni parasysh edhe rregullat e veshjes.

  2. 2

    Pirja e duhanit është e ndaluar në të gjithë objektin.

  3. 3

    Pastërtia e xhamisë është për ne shumë e rëndësishme, sepse ajo bën pjesë në parimet themelore të Islamit.

  4. 4

    Vizitorët e xhamisë luten t’i vendosin këpucët në raftet e parapara për këtë.

  5. 5

    Ngrënia dhe pirja janë të ndaluara në sallat e namazit. Ju lutemi përdorni hapësirat e parapara për këtë. (Përjashtim: iftari në Ramazan)

  6. 6

    Xhamia nuk mban asnjë përgjegjësi për gardërobën dhe sendet me vlerë.

  7. 7

    Ju lutemi të përdorni me kursim ujin dhe artikujt e higjienës.

  8. 8

    Regjistrimet e çdo lloji (foto, video, audio etj.) si dhe shpërndarja dhe varja e shkrimeve lejohen vetëm me miratimin e kryesisë.

  9. 9

    Mbledhja e dhurimeve dhe zhvillimi i aktiviteteve duhet të miratohen nga kryesia.

  10. 10

    Fjetja në xhami është e ndaluar. Përjashtim bëjnë ditët e fundit të muajit të agjërimit, Ramazanit.

  11. 11

    Politika dhe radikalizimet janë të ndaluara; ju lutemi t’i raportoni menjëherë te kryesia.

  12. 12

    Prindërit përgjigjen për fëmijët e tyre dhe mbajnë përgjegjësinë që ata të sillen me respekt ndaj xhamisë. Kjo vlen veçanërisht gjatë namazeve dhe hutbeve.

  13. 13

    Ju lutemi kujdesuni t’i fikni telefonat celularë gjatë namazit.

  14. 14

    Vizitorët luten t’u tregojnë respektin e duhur të gjithë punonjësve të xhamisë dhe t’i ndjekin udhëzimet e tyre.

  15. 15

    I lutemi të gjithë vizitorëve të xhamisë të mos krijojnë grumbullime para xhamisë, sepse kjo i shqetëson këmbësorët dhe fqinjët.

  16. 16

    Ju lutemi të mbani çorape gjatë vizitës në xhami.

  17. 17

    Gjatë kohëve të namazit dhe përgjithësisht në sallën e namazit kërkohet një atmosferë e qetë.

Faleminderit shumë për mirëkuptimin tuaj!